Lidhje

Ilaç i ri që premton ngritjen e nivelit të kolesterolit të mirë

  • Carol Pearson

Ilaç i ri që premton ngritjen e nivelit të kolesterolit të mirë

Ilaç i ri që premton ngritjen e nivelit të kolesterolit të mirë

Grupi i barnave të llojit"statin" ka ndryshuar mënyrën e parandalimit të sëmundjeve të zemrës, sepse ato ndihmojnë uljen e nivelit të kolesterolit të keq ose LDL në gjak. Por edhe pse me të ulta të kolesterolit të keq, shumë njerëz janë ende në rrezik për goditje në zemër, në tru dhe komplikime të tjera. Pandaj mjekët janë gjithmonë në kërkim të një mënyre për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë të quajtur HDL, dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Barnat "statin" merren çdo ditë nga njerëz kudo në botë për të ndihmuar uljen e nivelit të kolesterolit të "i keq" ose LDL. Kolesteroli është një yndyrë për të cilën trupi ka nevojë, por ka lloje të ndryshme kolesteroli. LDL është një substancë që ngjitet pas mureve të enëve të gjakut, dhe kështu mund të shkaktojë bllokime të erterieve duke krijuar goditje në zemër e në tru. Është kolesteroli i mirë që i mban të zhbllokuara arteriet duke larguar kolesterolin e keq.

Dr. Steven Nissen është studiues të njohur për sëmundjet e zemrës në Klinikën Cleveland.

"Shumë pacientë, edhe pse niveli i kolesterolit të keq është ulur, vazhdojnë të kenë goditje në zemër, tru dhe komplikime të tjera."

Dr. Nissen është përpjekur për të gjetur një ilaç që mund të ngrejë nivelin e kolesterolit të mirë ose HDL për t'a bërë organizmin më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës. Studimi i tij është përqëndruar në një ilaç i quajtur "evacetrapib"

Gjatë një prove klinike, rreth 400 pjesëmarrësve iu dha ky ilaç vetëm ose i kombinuar me një ilaç statin. Disa morrën vetëm statin apo një placebo. Mjekët pastaj vlerësuan nivelin e kolesterolit.

"Ky ilaç i ri ishte në gjendje për të rritur nivelet e kolesterolit të mirë ose HDL me rreth 130 përqind. Ilaçi ishte gjithashtu në gjendje të ulte nivelin e kolesterolit të keq LDL me 36 përqind."

Shkencëtarët thonë se qëllimi është për të shtuar këtë ilaç të ri në grupin e barnave statin. Por më shumë kërkime dhe prova nevojiten para se ilaçi i ri të mund të miratohet.

"Ne na duhet të provojmë jo vetëm që ilaçi i ri ngre nivelin e kolesterolit të mirë, dhe ul atë të kolesterolit të keq, por edhe nëse ilaçi i ri parandalon ngritjen e nivelit të kolesterolit të keq dhe shmang goditjet në zemër dhe trup."

Studimi u botua në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

XS
SM
MD
LG