Lidhje

Ilaçet statine dhe suksesi i tyre


Ilaçet statine dhe suksesi i tyre
Ilaçet statine dhe suksesi i tyre

Që kur filloi përdorimi i tyre dy dekada më parë, ilaçet statine kanë filluar të përdoren në masë nga mjekët për pacientët me nivel të lartë kolesteroli, për parandalimin e infarkteve dhe hemoragjisë cerebrale. Vitin e kaluar, sipas statistikave, farmacitë morën 238 milionë receta nga mjekët për këto ilaçe.

Ato kanë qenë kaq të suksesshme, saqë disa nga mjekët po argumentojnë që të jepen si masë parandaluese. Por ndërkohë, dihen efektet anësore të ilaçeve të grupit statin, si dobësimi i muskujve, kataraktet, dëmtimi i veshkave dhe i mëlçisë. Kjo ka shkaktuar një debat në se përdorimi i tyre si masë parandaluese është një ide e mirë.

Shumica e mjekëve dhe pacientëve janë të mendimit se në rastin kur pacientët kanë kolesterol, ata duhet të jenë të përgatitur për pasojat e efekteve anësore, një e keqe më vogël se sa infarkti, apo hemoragjia cerebrale.

XS
SM
MD
LG