Lidhje

Ish zv/kryeministri Ilir Meta rishikon ankimimin


Ish zv/kryeministri Ilir Meta rishikon ankimimin
Ish zv/kryeministri Ilir Meta rishikon ankimimin

Ish zëvendës kryeministri Ilir Meta dorëzoi sot një kërkesë në Gjykatën e Lartë, me anën e të cilës ai hiqte dorë nga disa pretendime të ngritura ndaj hetimit, që prokuroria zhvilloi ndaj tij lidhur me një video të publikuar në fillim të vitit.

Në këtë video, sipas mediave, ai shfaqej në zyrën e ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, duke kërkuar favore dhe licensa në këmbim të rryshfetit.

Avokatët mbrojtës të zotit Meta thanë se ish-zëvendës/kryeministri është tërhequr nga ankimi për shkeljen e afateve të hetimit.Por ata saktësuan se mbetet në fuqi kërkesa për pushimin e çështjes, duke qenë se, sipas tyre, materiali video është i manipuluar, dhe se prokuroria ka kryer shkelje me ekzaminimin e tij dhe me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Kërkesa e zotit Meta pritet të gjykohet nga një trupë e Gjykatës së Lartë të hënën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG