Lidhje

Meta në Uashington: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

  • Ilir Ikonomi

Meta në Uashington: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Meta në Uashington: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta tha dje në Uashington se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme the theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, janë me rëndësi të madhe për arritjen e një paqeje të qendrueshme në Ballkan. Ai iu referua vizitës që bëri kohët e fundit në Serbi, gjatë së cilës ishte edhe në Luginën e Preshevës. Zoti Meta i bëri komentet në Qendrën SAIS, pranë Universitetit Johns Hopkins.

Ministri i jashtëm Ilir Meta tha se Shqipëria mbështet njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe shprehu mendimin se tani, sfidat për Kosovën janë që ajo të konsolidojë institucionet e reja dhe që këto institucione të forcohen në përputhje me të ardhmen e saj europiane.

Duke folur për vizitën e tij në Serbi, zoti Meta tha se megjithë mosmarrëveshjet për pavarësinë e Kosovës, Tirana dhe Beogradi janë dakord se Kosova duhet të përfshihet në të gjitha nismat rajonale. Ai solli si shembull faktin që në konferencën rajonale në Tiranë morën pjesë si ministri i brendshëm i Serbisë ashtu edhe ai i Kosovës.

Shqipëria beson se pa pjesmarrjen e secilit, integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Europian nuk mund të jetë i plotë, tha ministri shqiptar.

Zoti Meta ishte zyrtari i parë nga Shqipëria që vizitoi shqiptarët në Luginën e Preshevës, vizitë të cilën e quajti një kapitull të ri dhe historik.

Mendoj se ky ishte një shembull i mirë se si mund ta ndryshojmpë historinë për mirë dhe se si mund të transformojmë burimet e konfliktit në burime të bashkëjetesës paqësore, të respektit për të drejtat njerëzore dhe etnike, qëndrueshmëri, bashkëpunim dhe begati.

Ai tha se një qëndrim i tillë i ri do të sjellë një ndikim pozitiv për të gjithë rajonin në vështrimin afatgjatë.

Zoti Meta tha se çdo ide për ndarje të veriut të Kosovës nuk është Konstruktive.

Kjo do të sillte shumë telashe për të cilat ne nuk kemi nevojë por kjo nuk është as në interes të Serbisë dhe të serbëve sepse shumica e serbëve nuk jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Ne duhet të bëjmë me Serbinë atë që bëmë me Malin e Zi, tha zoti Meta. 12 vjet më parë, shpjegoi ai, Shqipëria kishte të njëjtat marrëdhënie jomiqësore si ato që kishte me Serbinë. Por brenda pak vitesh, ato marrëdhënie ndryshuan dhe tani janë të shkëlqyera.

Unë besoj se kjo do të ndodhë edhe me Serbinë, por hap pas hapi. Por kjo do të ndodhë sepse është e vetmja mënyrë, tha zoti Meta.

I pyetur për vështirësitë e politikës së brendshme që po kalon Shqipëria, zoti Meta përsëriti argumentet e njohura të shumicës lidhur me kërkesat e opozitës socialiste. Por ai tha se këto probleme duhen parë me një sy realist sepse vetëm 20 vjet më parë Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës dhe nuk është e lehtë që të gjithë politikanët të respektojnë rregullat e lojës.

XS
SM
MD
LG