Lidhje

Një zarf-bombë shpërthen në zyrat e FMN-së në Paris


Një person mbeti i plagosur sot kur një zarf-bombë shpërtheu në zyrat e Fondit Mondetar Ndërkombëtar në Paris, sipas njoftimeve të policisë.

Nuk ka pasur dëme materiale nga shpërthimi dhe policia reagoi me shpejtësi për të evakuuar stafin nga ndërtesa para se të fillonte kontrollin në zonë.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e cilësoi dërgimin e zarfit-bombë një “akt prej frikacaku”.

“Po punojmë nga afër me autoritetet franceze për të hetuar incidentin dhe për të garantuar sigurinë e stafit,” tha ajo.

Zarfi mbërriti në zyrat e FMN-së një ditë pasi një paketë e ngjashme u dërgua në Ministrinë e Financave të Gjermanisë me ekplozivë me fuqi të ulët. Paketa zgjoi dyshim, u kontrollua e më pas u shkatërrua nga policia.

Franca është në gjendje emergjence prej dy vjetësh, pasi u vu në shenjestër nga terroristët në një seri sulmesh të përgjakshme.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG