Lidhje

FMN parashikon një rritje më të madhe ekonomike gjatë 2010-ës

  • Zëri Amerikës

FMN parashikon një rritje më të madhe ekonomike gjatë 2010-ës

FMN parashikon një rritje më të madhe ekonomike gjatë 2010-ës

FMN-ja, përmes një raporti të publikuar sot, parashikon rritje më të mirë ekonomike gjatë vitit 2010, por paralajmëron për shtimin e rrezikut nga kriza borxheve e vendeve të veçanta evropiane.

Në raportin për Parashikimin e Ekonomisë Globale të publikuar sot, FMN me seli në Washington parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4,6 për qind, krahasuar me parashikimin e muajit prill për një rritje prej 4,2 për qind. FMN-ja e ndryshoi shifrën për rritjen ekonomike të Kinës nga 10 për qind, në 10,5 për qind, ndërsa për Indinë e rriti nga 8,8 për qind që ishte në prill, në 9,4 për qind.

Ndërsa për SHBA, parashikimi i rritjes ekonomike u rrit nga 2,7 për qind, në 3,3 për qind. Por Fondi thotë se është shtuar së tepërmi rreziku i rënies ekonomike për shkak të shtimit të rrezikut të recesionit global nga kriza e borxheve në vendet e Eurozonës.

XS
SM
MD
LG