Lidhje

Lagarde: Kriza e refugjatëve rrezikon Shengenin


Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se beson se kriza e refugjatëve në Evropë, po e vë në rrezik zonën Shengen të kontinentit.


Zonja Lagarde, tha sot se vala në rritje e refugjatëve në Evropë e ka sjellë marrëveshjen Shengen në një moment ekzistencial.


E pyetur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos nëse kriza e ka vënë në rrezik zonën Shengen, zonja Lagarde u përgjigj: “Po, mendoj se po”.


Shengen përbëhet nga 26 vende evropiane ku qytetarët udhëtojnë pa viza.


Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Pothuajse një milionë refugjatë kanë hyrë vetëm në Gjermani.

XS
SM
MD
LG