Lidhje

Misioni i FMN-së në Tiranë: "Mos lejoni të mblidhen detyrime të reja".


Misioni dyjavor i FMN-së mbylli në Tiranë një marrëveshje në nivel stafesh në lidhje me politkat ekonomike dhe në fund të gushtit bordi mund të miratojë lëvrimin e një fondi tjetër prej 36 milionë euro për Shqipërinë.

Drejtuesja e misionit Anitha Tuladhar, tha në përfundim të bisedimeve me palën shqiptare se programi ekonomik i vendit po ecën përgjithësisht në nivelin e duhur dhe janë arritur nivele të mira falë reformave strukturore, edhe pse këto kanë patur vonesa në disa fusha.

Misioni i FMN-së në Tiranë: "Mos lejoni të mblidhen detyrime të reja".
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

“Rritja ekonomike parashikojmë të jetë 3.4 për qind, e mbështetur nga një fluks i madh investimesh të huaja të drejtpërdrejta si dhe nga sektori energjitik dhe nga përmirësime të tjera të brendshme. Inlacioni është i ulët, por ai pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit 1.8 për qind, i nxitur edhe nga një rritje e çmimeve të naftës dhe të ushqimit - tha zonja Tuladhar.

Sipas saj, në politikat fiskale këtë vit synohet një suficit primar prej 0.3 pë qind të GDP. Të ardhurat nga tatimet janë në përputhje me objektivat e vendosura nga buxheti, ndonëse ka patur çmime të paqëndrueshme dhe një inflacion të ulët.

Financat e pushtetit vemdor duhen forcuar nga një aktivizim më i madh i tyre, tha shefja e misionit të FMN-së. Për këtë duhet të lëvizet më shpejt në taksën mbi pronën, sepse kjo do të zgjerojë bazën tatimore dhe do të sjellë konsolidim fiskal.

“Reformat strukturore, të cilat duhet të ecin më tej. Rishfaqja e detyrimeve të prapambetura sidomos në pjesën e investimeve publike mbetet një sfidë. Qeveria duhet të rritë përpjekjet për të shmangur grumbullimin e detyrimeve të reja të prapambetura dhe të planifikojë e të zbatojë më mirë investimet. Duhet përshpejtuar edhe reforma në administratën tatimore” - theksoi zonja Tuladhar.

Ajo shtoi se politikat monetare të Bankës së Shqipërisë mbeten ato të duhurat; sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar, por kreditë nën standart mbeten problematike, edhe pse niveli i kredive të këqija po ulet.

FMN propozoi që të forcohet më tej huadhënia në sektorin privat.

Nga ana tjetër misioni i FMN-së deklaroi se miratimi i ligjit të ri për falimentin është i mirëpritur, sepse vendos standarte të reja në tregjet dhe në çështjet e kolateralit.

XS
SM
MD
LG