Lidhje

SHBA: Imigrantët e rinj të paligjshëm dhe programi për ta


Imigrantë të rinj të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara u rreshtuan për t’u regjistruar për një program të ri që mund t’i shpëtojë ata nga deportimi.

Programi i qeverisë amerikane hyri në fuqi dje.

Ky program lejon të rinjtë që janë sjellë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga prindërit e tyre të qëndrojnë përkohësisht në vend pa frikën e deportimit në se përmbushin disa kritere.

Këtu përfshihen ata që janë student ose që kanë shërbyer në ushtri dhe që nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë.

Gjithashtu aplikantët duhet të jenë nën moshën 31 vjeçare dhe duhet të kenë ardhur në Shtetet e Bashkuara para moshës 16 vjeçare.

Instituti i Politikave të Imigracionit llogarit se gati 1 presje 8 milion emigrantë kualifikohen për këtë program.

Imigracioni i paligjshëm është një temë e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Disa kundërshtarë thonë se imigracioni i paligjshëm detyron qeverinë të shpenzojë për programe sociale për ta në vend që këto fonde të përdoren për të ndihmuar qytetarët amerikanë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG