Lidhje

Familjet imigrante në SHBA jetojnë në lagjet periferike

  • Zllatica Hoke

usaMap

usaMap

Gjatë 10-vjeçarit të fundit, popullësia amerikane e kaloi shifrën e 300 milionëshit, ndërkohë që grupet etnike jo-të bardha, patën rritjen më të madhe. Një studim i ri mbi rregjistrimin e popullsisë i zhvilluar në 100 qendrat më të mëdha metropolitane, tregon se shumë afrikano-amerikanë, hispanike, aziatike, persona të lindur jashtë Amerikës, dhe beqarë, kanë filluar të lëvizin në periferi të qyteteve, zona ku më parë jetonin kryesisht familje të bardha të klasës së mesme me fëmijë. Tranzicioni demografik ka arritur dhe në Annandeill, një zonë në periferi të Washingtonit.

Sinthia Rosenberg është një mësuese letërsie në shkollën e mesme të Anadeillit. Por në këtë klasë ajo jep mësim të gjuhës angleze më shumë se sa letërsi.

Shkolla e mesme e Anandeillit ka mbi 2500 nxënës nga 85 vende të botës, që flasin mbi 40 gjuhë të ndryshme. Numri i nxënësve është rritur aq shumë vitet e fundit, sa që ata janë detyruar të zhvillojnë klasa në parkun pas ndërtesës së shkollës.

Shkolla ka punonjës që ndihmojnë nxënësit emigrantë. Ata flasin gjuhën vietnameze, koreane dhe spanjisht:

"Unë merrem kryesisht me familje që nuk flasin anglisht. Ata më marrin në telefon në lidhje me problemet që mund të kenë në shkollë. Dhe unë kontaktoj mësuesit kujdestar dhe mësuesit në përgjithësi.”- thotë një banore.

Anandeillit është hapur në vitin 1954, dhe atëherë kishte vetëm disa qindra nxënës të bardhë, që vinin nga familje të klasës së mesme.

“Kur djali im u diplomua në vitin 1977 shkolla kishte rreth 680 nxënës. Mes tyre, vetëm një ishte afrikano-amerikan”, - thotë kjo banore.


Familja e Kethrine Kuiglit lëvizi në këtë lagje në vitin 1962. Të tre fëmijët e saj kanë studiuar në Gjimnazin e Anandeillit. Zonja Kuigli thotë se shumica e komshinjve të saj sot janë aziatike, latinë, apo nga lindja e mesme, dhe thote se ndenja e komunitetit ka humbur.

"Ishte një lagje e vërtetë kur ne lëvizëm këtu. Edhe pse njerëzit ishin nga vende të ndryshme, ata vinin nga qytete dhe fshatra ku ishin pjesë e një komunitetit. Tani nuk është më kështu.”
Tani ajo ka krijuar miqësi me një familje nga Libani që lëvizi aty para 6 vjetësh.

Joseph Moura e nxorri familjen e tij jashtë Libanit 10 vjet më parë, pasi vëllai i cili ishte një polic, u vra gjatë një revolte politike. Ai tha se Anandailli ka çdo gjë që i duhet familjes së tij.

"Së pari, gruja ime nuk i jep makinës, dhe dyqanet këtu janë afër. Çdo gjë është afër. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është shkolla. Nuk kam pse të shqetësohem për makina apo autobuza, pasi mund të ecim deri atje.”


Zoti Moura ishte një shef i paguar mirë në Liban, por kur erdhi në Amerikë iu desh të ndryshonte profesion që të përballonte shpenzimet e te mbante familjen. Imigrantë të tjerë si Zoti Moura iu është dashur të adoptohen, por ata në të njëjtën kohë, kanë pasur një ndikim të madh në shoqërinë amerikane.

William Frey është demograf në Insitutin Brukings në Uashington. Zoti Frey, thotë se ndërsa më parë imigrantët vendoseshin në qyetet me poerte, si Nju Jorku apo Los Anxheles, tani ata kanë filluar të vendosen në qendra të tjera metropolitane, apo edhe në periferi të vendit. Zoti Frey thotë se qeveria, shkollat, punëdhënësit dhe politikanët, duhet të fillojnë të krijojnë lidhje me këtë rrymë të re imigrantësh. Shumë Amerikanë kanë filluar që tani t’a bëjnë një gjë të tillë.




XS
SM
MD
LG