Lidhje

OKB: emigrantët që hynë në BE më 2015


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se më shumë se një milion migrantë kaluan detin për të emigruar në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2015, krahasuar me mbi 200 mijë një vit më parë.

UNHCR tha sot se rreth 80 përqind e refugjatëve shkuan në Greqi dhe pjesa dërmuese e tyre ishin nisur nga Turqia. Pjesa tjetër kaluan Detin Mesdhe nga Libia për në Itali. Kombet e Bashkuara thonë se gjysma e refugjatëve janë larguar nga Siria dhe rreth 21 përqind vijnë nga Afganistani. Sipas agjencisë, të paktën mbi 3,700 migrantë kanë humbur jetën apo nuk u dihet fati në rrugëtimin e tyre përmes Mesdheut.

XS
SM
MD
LG