Lidhje

Numër rekord imigrantësh në vitin 2015


Një raport i ri i agjencisë së OKB-së për refugjatët tregon se një numër rekord prej 137 mijë imigrantësh kanë kaluar Detin Mesdhe deri tani, një rritje 83 përqind nga një vit më parë.

Komisioneri i OKB-së për Refugjatët e publikoi raportin sot duke thënë se Evropa po jeton një krizë refugjatësh të përmasave historike.

Raporti thotë se një e treat e imigrantëve që mbërrijnë në Greqi apo Itali janë refugjatë nga lufta në Siri. 12 përqind largohen nga dhuna në Afganistan dhe 12 përqind të tjerë nga persekutimet në Eritrea.

OKB-ja thotë se 1,867 imigrantë janë vrarë gjatë rrugëtimit këtë vit duke udhëtuar në anije të mbingarkuara nga Turqia ose Afrika e Veriut.

XS
SM
MD
LG