Lidhje

Debate për urdhërin ekzekutiv të Presidentit


Presidenti Barak Obama pritet të njoftojë së shpejti një vendim që ka ngjallur mjaft debate, një urdhër ekzekutiv, që do t’i shpëtonte miliona imigrantë të paligjshëm nga deportimi. Por cilët imigrantë do të prekeshin nga ky urdhër ekzekutiv dhe cili është reagimi i ligjvënësve republikanë ndaj tij?

Francisca ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për 9 vjet me radhë pa dokumete. Dy fëmijët e saj lindën këtu, pra ata janë shtetas amerikanë. Muajin e kaluar, bashkëshorti i saj u deportua në Guatemalë dhe ajo ka frikë se mos tani do t’i vijë radha asaj.

"Nuk dua t’i largoj fëmijët prej këtu, në këtë vend është e ardhmja e tyre”, - thotë ajo.

Grupe pro-imigrantëve ditët e fundit sollën fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara, për të protestuar para Shtëpisë së Bardhë. Një prej tyre është Brandy Hernandez,

“Dua t’i them presidentit Obama që të mos i ndajë prindërit e nga fëmijët e tyre”, - thotë ai.

Brandy dhe Francisca janë dy prej miliona personave, të cilët do të prekeshin nga urdhëri ekzekutiv i Presidentit. Ai pritet ta anulojë përkohësisht deportimin e imigrantëve, të cilët kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për më tepër se pesë vjet dhe që kanë fëmijë të lindur këtu. Presidenti thotë se ai është i detyruar të veprojë, ngaqë Kongresi nuk ka vepruar.

Por republikanët thonë se një urdhër ekzekutiv kaq i rëndësishëm bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve me kushtetutë, sipas së cilës Kongresi miraton ligjet dhe Presidenti i ekzekuton ato.

“Presidenti nuk mund të xjerrë ligje për të kryer veprime që janë në kundërshtim me ligjin ekzistues. Presidenti nuk mund të thotë, “meqë kongresi nuk veproi, do të veproj unë.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest thotë se ekipi i presidentit po i rishikon rregulloret e kushtetutës, por ai njëkohësisht po i lë shteg Kongresit që të veprojë”.

“Presidenti ka lënë të kuptohet se ai me kënaqësi do të hiqte dorë nga çdo urdhër ekzekutiv, në favor të ligjeve të miratuar me konsensus”.

Jack Martin punon për projektin Federata e Reformës Amerikane të Imigracionit. Ai thotë se kjo është një çështje politike e komplikuar për të dyja palët.

“Kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me përpjekjet e demokratëve për të fuqizuar bazën e tyre mbështetëse tek komuniteti latin, që është më i interesuari për çështjen e imigracionit, si dhe me problemin e republikanëve për balancimin e interesave elektorale të partisë me ato të biznesit, si dhe me interesin e tyre për të tërhequr votën e popullsisë latine.”

Analistët thonë se një urdhër i tillë ekzekutiv do të ishte një interpretim i gjerë nga presidenti i autoritetit që gëzon presidenti, i cili mund të krijonte precedentë për presidentë të ardhshëm për përdorimin e urdhërave ekzekutivë.

XS
SM
MD
LG