Lidhje

SHBA, ekonomia dhe reforma e imigracionit


Pothuajse të gjithë në SHBA janë dakord se sistemi amerikan i imigracionit nuk funksionon. E megjithatë, duket e disi e pamundur që Kongresi amerikan ta marrë atë në shqyrtim këtë çështje gjatë këtij viti. Republikanët thonë se nuk kanë besim te presidenti për të zbatuar ligjet e reja, një akuzë që demokratët e cilësojnë thjesht justifikim politik për t’i mohuar presidentit demokrat një fitore legjislative në një vit zgjedhor. Por disa ligjvënës po anashkalojnë arsyen themelore se reforma në imigracion nuk është çështje politike por ekonomike.

Komuniteteve u kushtojnë shumë 11 milion imigrantët pa dokumente që jetojnë fshehurazi. Ndërkohë, për një vend që krenohet me besimet e veta humanitare, reforma në imigracion duhet të ketë shumë përparësi.

Guillermo Cantor është Qendrën për Politikat e Imigracionit:

“Çdo ditë që Kongresi e shtyn vendimin, njerëzit po dëmtohen nga makina e deportimit që po i ndan familjet çdo ditë.”

Ai thotë se ka arsye të tjera se pse Kongresi duhet të veprojë:

“Një prej gjërave që anashkalohen është se reforma do të sillte përfitime të mëdha ekonomike për këtë vend.”

Kritikët e reformës thonë se studimet e vet qeverisë flasin ndryshe. Senatori republikan Jeff Sessions:

“Si mund të votohet kur Zyra e Kongresit për Buxhetin thotë se do të reduktonte pagat në Amerikë për 12 vjet.”

Ai ka përgjysmë të drejtë. Raporti në fjalë thotë se reformat do të reduktonin pagat mesatare me 0.1 përqind deri në 2023, kjo për faktin se përllogaritjet përfshijnë pagat e punonjësve me aftësi të pakta që do të legalizoheshin. Pas 10 vjetësh, thotë raporti, pagat do të rriten me gjysëm përqind më shumë se po të mos bëhen reformat.

Kjo është vetëm njëra anë, thotë Marc Rosenberg që punon në Institutin për Politikat e Migracionit:

“Legalizimi i imigrantëve do ta ndihmojnë ekonominë amerikane. Do të sjellë më shumë njerëz në sistemin e taksave duke sjellë më shumë fitime nga vjelja e taksave. Në vështrimin afatgjatë, imigrantët që legalizohen do të kualifikohen për përfitime nga sistemi kështu që ndikimi fiskal ka anë pozitive dhe negative.”

Qendra për Politikat e Imigracionit thotë se aktualisht, reforma ka më shumë anë pozitive.

Zonja Marguerite Telford totë se studimet e tyre tregojnë përfitime ekonomike që zvogëlohen shpejt nga kërkesa e madhe për programe sociale:

“36 përqind e imigrantëve janë në të paktën një program social dhe shtrohet pyetja sa po na kushton dhe për sa kohë mund ta përballojmë atë?”

Me kaq shumë amerikanë të papunë, zonja Telford thotë se legalizimi vjetor me 1.1 milion imigrantë do të ishte shumë i madh dhe se duhet përgjysmuar. Një zgjidhje do të ishte qasja më selektive ndaj imigracionit. Zgjerimi i programeve me leje pune për studentët e huaj që diplomohen në universitetet amerikane mund të ishte një mënyrë e re, thotë Ting Gong, student/e nga Kina.

“Studentët që punojnë këtu kanë arsim të lartë dhe ne mund të kontribuojmë me aftësitë tona ndaj këtij vendi.”

Megjithë papajtueshmërisë rreth mënyrës, shumica e ekonomistëve pohojnë se reformat do të zgjeronin ekonominë amerikane. Për kritikët kjo do të kishte një çmim të lartë. Të tjerët thonë se nëse nuk bëhet asgjë, kjo do të kushtonte më shumë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG