Lidhje

Imuniteti, palët marrëveshje vetëm për formulimin


Në Shqipëri demokratët dhe socialistët arritën një marrëveshje për formulimin e çështjes së imuniteteve duke hartuar një tekst të përbashkët. Përfaqësuesi i demokratëve Edi Paloka tha se formulimi i ri në 90 përqind të tij reflekton variantin e partisë socialiste. Por cështja rrezikon të mbetet ende pezull duke qenë se socialistët kërkojne që ndërhyrja për imunitetet të shoqërohet njëkohësisht dhe me disa ndryshime të tjera kushtetuese që sipas saj do t’i jepnin më shumë garanci dhe pavarësi sistemit të Drejtësisë në vend
XS
SM
MD
LG