Lidhje

Ina Rama: Akuzat e Z. Ilir Meta ndaj institucioit që ajo drejton janë thjesht retorikë politike

  • Armand Mero

Ina Rama: Akuzat e Z. Ilir Meta ndaj institucioit që ajo drejton janë thjesht retorikë politike

Ina Rama: Akuzat e Z. Ilir Meta ndaj institucioit që ajo drejton janë thjesht retorikë politike

Në Shqipëri prokurorja e përgjithshme Ina Rama tha sot se akuzat e pak ditëve më parë të ish zëvendës kryeministrit Ilir Meta ndaj institucioit që ajo drejton janë thejsht retorikë politike. Këto komente zonja Rama i bëri pas një takimi për përfundimin e një programi për krijimin e njësive të përbashkëta hetimore të financuar në kuadrin e Sfidës së Mijëvecarit. Në takim ambasadori amerikan Alexandër Arvizu ngriti edhe një herë shqetësimin për pengsat që sjell në hetimin e rasteve të korrupsionit, imuniteti që gëzojnë zyrtarët e lartë në Shqipëri

24 orë pasi Gjykata e Lartë, e cila ka nisur procesin ndaj ish zëvendës kryeministrit Ilir Meta, vendosi të konsideronte të pavlefshme aktet e ekspertimit të videos në të cilën ai shfaqej në bisedë me ish ministrin e ekonomisë Dritan Prifti duke folur për licenca në këmbim të ryshfeteve, zoti Meta, lëshoi të martën akuza të forta ndaj prokurorisë. I akuzuar për korrupsion, ish zëvendës kryeministri u shpreh se Prokuroria kishte vepruar si “një celulë politike” me qëllim për të goditur atë dhe forcën politike që ai drejton në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Por sot erdhi edhe reagimi i parë dhe mjaft i shkurtër nga kryeprokurorja Ina Rama sipas së cilës organi i akuzës nuk kishte shkelur asnjë procedurë. “Eshte një retorikë politike. Gjithshka që kemi për cështjen ne ja kemi lënë sallës së gjyqit”, tha zonja Rama. Komentet e kryeprokurores u bënë pas një takimi të organizuar në përfundim të programit për mbështetjen dhe krijimin e njësive të Përbashkëta hetimore Rajonale i cili u financua në kuadër të Sfidës së Mijëvjecarit. Një program i cili synon të forcojë luftën kundër krimit ekonomiko financiar dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në ndërhyrjen e tij, ambasadori amerikan Alexandër Arvizu ngriti edhe një herë shqetësimin lidhur me cështjen e imunitetit: “Shumë vende europian u japin lloje të caktuara kufizimi imunitetit të zyrtarëve publike. Shqipëria mbetet unike në faktin që kufizon të gjitha veprimet hetimore që mund të kryhen ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë publik. E di që shumë nga ju në këtë sallë keni shprehur shqetësim se do të jetë e vështirë që të ndodhë ky ndryshim por gjithashtu jeni shprehur se kjo lloj pamundësie i pengon hetimet në Shqipëri”. Ambasadori amerikan tha se inkurajon ndryshimin e ligjit, që ato të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Cështja e imunitetit diskutohet prej vitesh dhe duket se ka ngelur peng i humoreve politike. Kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese e për pasojë një konsensus politik mes palëve të cilat vecmas pranojnë se një ndryshim i tillë duhet të ndodhë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG