Lidhje

Reforma e prokurorisë dhe të drejtat njerëzore


Konferenca kërkoi themelimin e një tradite demokratike dhe njerëzore gjatë gjykimit, duke lënë mënjanë gjyqet pa avokat nën diktaturë.

Në Tiranë prokuroria e përgjithshme zhvilloi një konferencë shkencore mbi reformimin e vet, duke mbajtur në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut. Folësit pohuan se shumë të arrestuarve u shkelen të drejtat njerëzore për shkak të rrethanave të pafavorshme nën akuza.

Konferenca kërkoi themelimin e një tradite demokratike dhe njerëzore gjatë gjykimit, duke lënë mënjanë mendësinë e gjyqeve pa avokat nën diktaturën komuniste. Pothuaj të gjithë studiuesit shprehën shqetësimin për mosrespektimin e të drejtave njerëzore në konferencën shkencore mbi reformimin e institucionit, organizuar nga prokuroria shqiptare. Folësit ish-prokurorë të përgjithshëm theksuan se asnjë hetim dhe asnjë reformim i drejtësisë nuk mund të ecë përpara, nëse mbrojtja e të drejtave njerëzore nuk vihet në themel të punës së hetuesve.

Studiuesit theksuan se Shqipëria duhet të zbatojë standartet e reja të Bashkimit Europian për proceset gjyqësore dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore, derisa personat e dyshuar të shpallen fajtorë ose të pafajshëm dhe për këtë prokurorët kanë shumë elemente në dorë. Ish drejtuesit e prokurorisë shqiptare vlerësuan punën e madhe të hetuesve në luftë kundër kriminalitetit, dhe shprehën mbështetjen e tyre për këto sakrifica në dobi të shtetit ligjor.

Konferenca për reformimin e prokurorisë shqiptare u mbajt në 100 vjetorin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, e cila bashkoi prokurorët e përgjithshëm të 20 viteve të demokracisë në shkëmbim pikëpamjesh mbi ecurinë e drejtësisë shqiptare, për të mësuar nga gabimet dhe përvoja e njëri tjetrit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG