Lidhje

Shqipëri: Mbi 2500 fëmijë në situatë rruge


Institucionet shtetërore, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare janë duke pakësuar dita ditës numrin e fëmijëve në situatë rruge dhe po i largojnë nga lypsaria apo shitjet në rrugë. Brenda pak muajsh vetëm në kryeqytet janë larguar nga rruga 93 fëmijë, ose afro një e treta e atyre që u identifikuan se jetojnë në situatë rruge.

Tirana ka 234 fëmijë të tillë në vështirësi. Agjencia e mbrojtjes së të drejtave të tyre regjistroi në shkolla 37 prej tyre dhe 21 të tjerë në kopshte e cerdhe dhe institucione të kujdesit shoqëror. Vëzhgimet tregojnë se fëmijët në situatë janë vitkima të dhunës dhe varfërisë në familje, ndaj policia ka arrestuar shumë prej prindërve që shtyjnë fëmijët të lypin.

Në kryeqytet 35 familjarë janë regjistruar për punësim, 10 janë punësuar, ndërsë 25 prej tyre kanë refuzuar punën. Ata familjarë që janë larguar bashkë me fëmijët nga lypsaria, nuk kthehen më kryqëzime, sic thotë kjo zonjë, që tani ka gjetur një punë të rregullt dhe mban familjen.

Tirana është zona më e madhe por jo e vetmja që ka fëmijë dhe familje në gjendje rruge. Punonjësit socialë punojnë me ta në të gjithë vendin për t'i bindur të regjistrojnë fëmijët gjendje civile, shkolla e kopshte, për ndihmë ekonomike, dhe mjekësore, referim si dhe nëpër punësim në zyrat e punës.

Sipas studimit të fundit, në të gjithë Shqipërinë janë afro 2527 fëmijë në situatë rruge 2/3 janë 4-14 vjeç dhe 30 për qind janë 15-17 vjeç. Tre nga 4 midis tyre janë djem romë dhe egjiptianë, dhe 25 për qind shqiptarë.

Studimi zbuloi se pjesa dërrmuese të fëmijëve në situatë rruge janë të varfër, por nuk janë jetimë; 85 % e tyre i kanë të dy prindërit dhe jetojnë me ta, vetëm 7% kanë me njërin prind, dhe vetëm 2% ishin vetëm.

Fëmijët në situatë rruge janë shumica me origjinë nga Elbasani, Fieri, Berati, Shkodra. Zonat më të nxehta të lypsarisë së tyre janë Tirana, Durrësi, Fieri, Dibra, por një numër jo i vogël, mbi 100 fëmijë kanë shkuar në Kosovë.

Pjesa më e madhe janë në moshën e arsimit të detyrueshëm, por vetëm 40 për qind shkojnë në shkollë, pjesa tjetër nuk kanë qenë në shkollë asnjëherë. Ato pohuan në anketat e sociologëve që për të bërë këtë jetë të vështirë detyrohen nga prindërit, nga më të rriturit dhe për të siguruar mbijetesën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG