Lidhje

SHBA: Masa të rrepta sigurie për inaugurimin presidencial


Po afrohet dita e ngjarjes më të madhe në politikën amerikane. Rruga e paradës është përcaktuar për ceremoninë e 58 të inaugurimit presidencial. Sigurimi i rrugëve ditën është një detyrë e madhe për të cilën kanë filluar përgatitjet muaj më parë.

Të premten, Kapitoli bëhet arena më e madhe në teatrin e politikës amerikane.

Para një jave, anëtarët e ushtrisë morën pjesë në provat për ditën e madhe.

Por pas skenave, për disa muaj, ka patur bashkëpunim të madh për të siguruar një nga tiparet dalluese të demokracisë amerikane; transferimin paqësor të pushtetit.

Kjo fillon me mbrojtjen e presidentit në largim dhe presidentit të zgjedhur.

“Shërbimi Sekret është përgjegjës për sigurinë e kësaj ngjarjeje dhe punon në bashkëpunim me forcat e rendit dhe partnerët ushtarakë”, thotë Brian Ebert i Shërbimit Sekret amerikan.

Sipas parashikimeve në ceremoni pritet të marrin pjesë deri në 900 mijë njerëz.

“Është një ngjarje e madhe. Ka shumë burime. Ka shumë njerëz, por ne kemi njerëzit e duhur, kemi burime të mjaftueshme dhe kemi një plan të mirë”, thotë zoti Ebert.

Ky plan përfshin sigurimin e Uashingtonit ditën e inaugurimit me një forcë të përbashkët prej gati 5000 anëtarësh, shumë prej të cilëve nga shtete të tjera.

"Mund të jetë sfiduese, por të gjithë janë të koordinuar. Të gjithë duan që të jemi të suksesshëm. Dua të sigurohem që të jenë në vendet e duhura në kohën e duhur, që të kenë çdo kërkesë të plotësuar në mënyrë që të kryejnë misionin e tyre", thotë Beatrice Florez, specialiste e logjistikave, rezerviste në ushtri.

Forcat e rendit do të sigurojnë pjesë të rrugës së paradës presidenciale, por departamenti i Sigurisë Kombëtare mbron njerëzit ndonjëherë nga njëri-tjetri, veçanërisht ndërsa priten protesta kundër zotit Trump.

“Ne sigurojmë që të gjithë që vijnë, të thonë çfarë duan të thonë, të shohin Uashingtonin, në mënyrë paqësore, të ligjshme dhe të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurtë", thotë Chris Geldart, i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe Emergjencat.

Inaugurimi ka sigurisht një llogari Twitteri. Dhe qeveria lokale e Uashingtonit ka informacione për rrugët e mbyllura dhe hollësi të tjera.

Shumica e Uashingtonit po i ndjejnë tashmë bllokimet me rastin e inaugurimit.

XS
SM
MD
LG