Lidhje

Inaugurohet ndërtesa e ambasadës së Kosovës në Shqipëri


Inaugurohet ndërtesa e ambasadës së Kosovës në Shqipëri
Inaugurohet ndërtesa e ambasadës së Kosovës në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së tij ishin mbrëmë në Tiranë ku morën pjesë në inaugurimin e ndërtesës së ambasadës së Kosovës në Shqipëri. Një ceremoni e cila u organizua me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cilësuar nga të gjithë si një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët kudo që janë. Kryeministri Sali Berisha tha se 17 shkurti i vitit 2008 shenon fillimin e një epoke të re për kombin shqiptar. Ndërsa kryeministri Hashim Thaci u shpreh se pavarësia e fuqizoi kombin shqiptar dhe e paqtoi e demokratizoi edhe rajonin e Ballkanit.

XS
SM
MD
LG