Lidhje

Një incident në kufirin shqiptaro - grek


Policia greke e Igumenicës njoftoi për një incident të armatosur në kufirin greko - shqiptar.

Sipas burimeve zyrtare greke gjatë bllokimit të 100 kilogramëve marijuanë në një zonë të dendur pyjore forcat policore greke janë qëlluar me armë zjarri nga grupet e trafikantëve që veprojnë buzë kufirit.

Policia greke tha se gjatë incidentit nuk pati viktima ndërkohë që ka ndërmarrë një operacion masiv në zonë për të vënë në pranga autorët.

Ndërkohë, në jug të Shqipërisë vijojnë operacionet nga Drejtoria Vendore e Policisë - Gjirokastër për goditjen e magazinave të bimëve narkotike. Një tjetër kamping që shërbente për tharje të bimëve narkotike është zbuluar në zonën e Lunxhërisë. Policia tha se asgjësoi qindra bimë marijuane në proces tharjeje dhe shpalli në kërkim një shtetas.

Aktiviteti i prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike vazhdon të mbetet i madh në rajon. Greqia është destinacioni i dytë i marijuanës shqiptare pas Italisë dhe dy muajt e fundit, krahas policisë shqiptare, policia greke ka bllokuar dhjetëra raste të transportimi të drogës nga territori shqiptar për në territorin grek.

XS
SM
MD
LG