Lidhje

Incident në kryeqytetin e Jemenit Sana, ndërsa presidenti refuzon të japë dorëheqjen

  • Zamira Edwards

Incident në kryeqytetin e Jemenit Sana, ndërsa presidenti refuzon të japë dorëheqjen

Incident në kryeqytetin e Jemenit Sana, ndërsa presidenti refuzon të japë dorëheqjen

Ushtarët jemenas kanë hapur zjarr për të penguar ballafaqimin e një turme me mbështetës të qeverisë në kryeqytetin Sana me një tjetër grup protestuesish anti-qeveritarë, të cilët ishin mbledhur në një tjetër zonë të qytetit.

Incidenti ndodhi sot, pak mbasi presidenti Ali Abdullah Saleh u tha përkrahësve se ai do t’u rezistojë thirrjeve të përsëritura të opozitës për të dhënë dorëheqjen.

Fjalimi i presidentit u shoqërua me duartrokitje. Ai tha se nuk do të dorëzojë pushtetin në duart e atyre që ai i cilësoi si “forca të korruptuara”.

Ndërsa presidenti mbante fjalimin, dhjetra mijëra aktivistë të opozitës u mblodhën për atë që e quajtën mitingu i “Ditës së Largimit”. Demonstruesit anti qeveritarë kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Saleh.

XS
SM
MD
LG