Lidhje

India përgatitet për një ciklon masiv


Në Indi, mijëra vetë janë duke u larguar nga shtëpitë e tyre, për t’u transferuar në zona më të larta, ndërsa India përgatitet për një ciklon masiv përgjatë brigjeve lindore të vendit.

Qeveria indiane thotë se ka në plan të evakuojë 100 mijë njerëz në zona më të sigurta, para se Cicloni Phailin të godasë nesër rajonin.

Zyrtarët në shtetet Orissa dhe Andhra Pradesh thonë se Phailin pritet ta godasë tokën me erëra me shpejtësinë deri në 220 kilometra në orë, ndërsa metereologët kanë paralajmëruar se cikloni mund të fuqizohet kur të prekë tokën.

Autoritetet indiane kanë paralajmëruar për dëmtimin masiv të të mbjellave, shkatërrimin e ndërtesave të vjetra, si dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, ujit dhe transportit hekurudhor.
XS
SM
MD
LG