Lidhje

Indi: Policia bën hetime për shpërthimet e të mërkurës në Bombei


Indi: Policia bën hetime për shpërthimet e të mërkurës në Bombei
Indi: Policia bën hetime për shpërthimet e të mërkurës në Bombei

Zyrtarët indianë thonë se është tepër herët të akuzosh një grup të veçantë për kryerjen e tre shpërthimeve të njëpanjëshme me bombë dje, në qendrën financiare të vendit, Bombei, duke vrarë 17 persona dhe duke plagosur 133 të tjerë.

Ministri i Brendshëm indian tha sot se policia po heton çdo grup armiqësor dhe se zbulimi indian nuk mori asnjë paralajmërim para sulmit. Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Policia po ashtu po studjon pamjet televizive nga qendrat ku ndodhën shpërthimet, për të mësuar hollësitë e ngjarjes.

Dy shpërthimet në jug të Bombeit dhe një tjetër në qendër të qytetit ndodhën me një diferencë kohore prej 20 minutash, pikërisht në kohën kur njerëzit ktheheshin nga puna.

XS
SM
MD
LG