Lidhje

Indi: Të paktën 12 të vrarë në Hajdarabad


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar shpërshimin e djeshëm në Hyderabad në jug të Indisë që la të paktën 12 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatëshme të ofrojnë “të gjithë ndihmën që autoretet indiane mund të kenë nevojë”.

Policia njoftoi se të paktën dy shpërthime ndodhën brenda disa minutash nga njeri tjetri dje në mbrëmje jashtë një kinemaje dhe pranë një stacioni autobuzi në lagjen Dil Sukh të qytetit Hyderabad. Zyrtarët thanë se bombat ishin të lidhura në dy biçikleta rreth 150 metra larg njera tjetrës.

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, i quajti shpërthimet akte të urryera dhe theksoi se personat përgjegjës nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. Ai bëri gjithashtu thirrje për qetësi pas këti sulmi me sa duket terrorist.

Ministri i Brendshëm i Indisë,Sushil Kumar Shinde, u tha gazetarëve se autoritetet nuk kishin informacion specifik, por kishin marrë disa të dhëna zbulimi për mundësinë e një sulmi.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimet.
XS
SM
MD
LG