Lidhje

35 të vrarë dhe 12 të plagosur në Indi


Zyrtarët në Indinë lindore, thonë se një tren përplasi një grup besimtarësh Hindu, duke vrarë të paktën 35 persona dhe duke plagosur të 12 të tjerë.

Autoritetet thonë se incidenti ndodhi sot në mëngjes në një stacion të qytetit të vogël Dhamara Ghat, në shtetin Bihar.

Një zyrtar i hekurudhës tha se treni Ekspres i Raja Ranit kishte marrë leje të kalonte mespërmes stacionit, pa ndalesë. Zyrtari tha se aksidenti ndodhi kur disa njerëz u larguan nga platforma dhe shkuan tek shinat, jo shumë larg dy trenave të tjerë që kishin ndaluar në stacion.

Treni që po vinte me shpejtësi, eventualisht ndaloi disa qindra metra larg stacionit. Zyrtarët lokalë thanë se dëshmitarë të zemëruar u turrën drejt trenit, duke rrahur trenistin dhe i vunë zjarrin disa vagonëve si hakmarrje.
XS
SM
MD
LG