Lidhje

Indi, arrestimi i dytë në lidhje me përdhunimin e 5 vjeçares


Policia tha sot se fqinji 22 vjeçar i vajzës, i cili është tashmë nën mbikqyrjen e policisë, ka treguar edhe emrin e bashkëfajtorit tjetër

Autoritetet në Indi kanë arrestuar një të dyshuar të dytë në lidhje me përdhunimin e një vajze 5 vjeçare në New Dehli.

Policia tha sot se fqinji 22 vjeçar i vajzës, i cili është tashmë nën mbikqyrjen e policisë, ka treguar edhe emrin e bashkëfajtorit tjetër.

Vajza u njoftua se kishte humbur në 15 prill dhe u gjet tre ditë më vonë në një dhomë të mbyllur. Policia tha se të dyshuarit e kanë rrëmbyer, përdhunuar dhe torturuar vajzën, dhe më pas e kanë braktisur mbas sulmit të ushtruar ndaj saj.

Mjekët e spitalit ku vajza po mjekohet u thanë sot gazetarëve se ajo po e merr vehten dhe ka folur sot me prindërit e saj. Megjithatë ajo do të mbetet për dy javë të tjera nën mbikqyrjen e mjekëve e më pas duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkaq, qindra protestues mbushën dje rrugët në Indi për të tretën ditë radhazi. Ata kërkojnë dorëheqjen e komisionerit të policisë në Nju Delhi, pasi dolën njoftime se policia nuk i kushtoi vëmendje zhdukjes së vajzës dhe, po sipas njoftimeve, policët i kishin ofruar para prindërve për ta mbajtur të fshehtë çështjen.
XS
SM
MD
LG