Lidhje

Indi: 40 të vdekur nga një aksident me autobus


Zyrtarët në Indinë veriore thonë se një autobus ka rënë në greminë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 vetëve.

Autoritetet thanë se autobusi i pasagjerëve doli nga rruga në distriktin Chamba duke rënë të paktën 76 metra në anën e shkëmbit.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve ka mundësi të rritet.

India ka numrin më të lartë të viktimave nga aksidentet, që në shumicën e rasteve shkaktohen nga mbushja e tepruar e mjeteve të transportit, shpejtësia e lëvizjes dhe infrastruktura e dobët.
XS
SM
MD
LG