Lidhje

Al-Kaida hap degë në Indi


Agjencitë indiane të zbulimit kanë rritur nivelin e alarmit në gjithë vendin, pasi udhëheqësi i al Kaidës, Ayman al-Zawahiri deklaroi se grupi islamist terrorist ka ngirtur një degë në nënkontinentin indian.

Në një video prej 55 minutash që u vu në internet sot, Zawahiri tha se grupi do që të shpëtojë myslimanët nga padrejtësitë dhe shtypja në shtetet indiane të Guxharatit, Asamit dhe Kashmirit, si edhe në Bangladesh dhe Mianmar.

Ministri i Brendshëm i Indisë, Rajnath Singh u takua me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar për kërcënimin.

XS
SM
MD
LG