Lidhje

Indi: Mbahet në fuqi ligji kundër homoseksualëve


Gjykata e lartë në Indi mbajti në fuqi një ligj të shekullit të 19 që e cilëson homoseksualitetin si një krim, duke kthyer një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Gjykata e Lartë vendosi sot se vendimi i vitit 2009 për të shfuqizuar ligjin ishte jo-kushtetues. Gjykata thotë se vendimi duhet të ishte marrë nga parlamenti i Indisë dhe jo nga sistemi ligjor.

Vendimi është një shuplakë ndaj përkrahësve të të drejtave të homoseksualëve që prisnin që vendimi i vitit 2009 të qëndronte. Ligji parashikon dënime deri në 10 vjet burg për homoseksualët. Ndonëse ai shpesh nuk zbatohet, aktivistët thonë se ligji e lejon policinë të kërcënojë çiftet e homoseksualëve.
XS
SM
MD
LG