Lidhje

India, vendi me numrin më të madh të vdekjeve mes të porsalindurve


Një raport arrin në përfundimin se India është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në botë mes foshnjave në 24 orët e para të lindjes, mbi 300 mijë në botë.

Djali i dytë i Afsana Begumit vdiq nga verdhëza, vetëm një muaj pasi kishte lindur në një lagje të varfër aty pranë.

Ajo është shtatzënë përsëri dhe thotë se do të sigurohet që fëmija e saj të vijë në botë në një ambjent më të sigurt.

“Po linde në shtëpi, fëmijës i bëhet vetëm tetanozi. Nëse lind në spital, fëmijës i bëhen të gjitha vaksinat. Prandaj mendoj se është më mirë të lindësh në spital”.

Ky është një mesazh që organizata Save the Children shpreson ta dëgjojnë sa më shumë nëna shtatzëna.

Kjo organizatë ndërkombtëtare, jo-qeveritare i ra kambanës së alarmit këtë javë me raportin e saj për Gjendjen e Nënave të Botës sipas së cilit 29 për qind e vdekjeve foshnjore në 24 orët e para të jetës në gjithë botën, ndodhin në Indi.

Tre shkaqet kryesore të vdekjes foshnjore janë lindjet e parakohëshme , infeksionet e rënda dhe ndërlikimet gjatë lindjes. Save the Children thotë se vetëm këto shkaqe sjellin 80 për qind të vdekjeve të të porsalindurve në gjithë botën.

Në Indi, një nga sfidat madhore është mungesa e qasjes në kujdesin shëndetësor të përshtatshëm, përfshirë punonjësit e shëndetësisë në terren dhe ambjentet e duhura për lindje.

Save the Children dërgon një klinikë portative në këtë lagje të varfër në Neë Delhi një herë në javë që gratë shtatzëna të cilave do t’u duhej normaisht të udhëtonin 10-15 kilometra deri në spitalin më të afërt, të vizitohen nga Dr. Veena Dhawan dhe të marrin informacionin e duhur që mund t’i shpëtojë jetën foshnjave.

“Këto gra nuk e dinë që duhet të marrin vlerat e duhura ushqyese dhe duhet të regjistrohen në spital që lindja të bëhet në një ambjent të sigurt. Zakonisht ato lindin në shtëpi, ku nuk ambjent të duhur de foshnja vdes nga infeksionet”.

Save the Children thotë se qeveritë duhet të intensifikojnë luftën ndaj vdekshmërisë foshnjore në Azinë Jugore duke trajtuar cështjë si kequshqyerja kronike. Organizata thotë se mbi 1 mijë foshnja vdesin cdo ditë në Indi, Pakistan dhe Bangladesh për shkaqe të parandalueshme.

Prema Sagar ka shkuar në klinikë për të garantuar që fëmija e saj të mos kthehet në një numër statistikor.

“Dua që fëmija të lindë i shëndetshëm dhe të ketë një një lindje normale. Është shtatzania ime e parë dhe dua që fëmija të lindë në spital”.

Në Indi, pabarazia financiarë është një sfidë edhe më e vështirë. Në raportin e saj, Save the Children thotë se nësë të gjithë të sapolindurit në vend kanë të njëjtat shanse mbijetese si edhe familjet më të pasura indiane, afro 360 mijë më shumë foshnja do të mbijetonin cdo vit.
XS
SM
MD
LG