Lidhje

Incident në kufirin mes Indisë dhe Pakistanit


Pakistani po akuzon Indinë për sulmin dhe vrasjen e dy rojeve të kufirit, të cilët ishin ftuar në një takim rutinë nga homologët e tyre indianë.

Autoritetet në Islamabad thirrën në takim një diplomat të lartë indian për t’i paraqitur një “notë të fortë proteste” për incidentin që ndodhi në orët e vona të së mërkurës pranë qytetit kufitar Lahor, në Pakistan.

India mbështet një variant të sajin për ngjarjen, duke thënë se forca pakistaneze hapën zjarr, dhe si rezultat, ekstremistët islamistë që janë hedhur në kryengritje në Kashmir, sulmuan disa pozicione indiane.

Islamabadi i mohon akuzat.

Shkëmbimi i zjarrit zgjati deri në mëngjesin e ditën së enjte, kur u plagos edhe një tjetër ushtar.

Si India, ashtu edhe Pakistani, kërkojnë të zotërojnë zonën e Kashmirit, dhe kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollimin e rajonit që kur fituan pavarësinë nga Britania në vitin 1947.

XS
SM
MD
LG