Lidhje

India ekzekuton një nga autorët e sulmit të Bombeit


Ai ishte personi i vetëm i mbijetuar i një grupi militantësh që vranë 166 persona në sulmet e Bombeit në vitin 2008

India ekzekutoi autorin e vetëm të mbijetuar të një grupi militantësh që vranë 166 persona në sulmet e Bombeit në vitin 2008.

Mohammed Kasab, që shihet këtu pas arrestimit, u var sot në një burg pranë Bombeit.

Kasab dhe nëntë militantë pakistanez të armatosur rëndë sulmuan hotele luksoze, një qendër hebraike dhe një stacion treni në kryeqytetin financiar të Indisë.

Kasab, i cili ishte një shtetas pakistanez, u dënua në vitin 2010 nën akuzat për vrasje, dhe terrorizëm. Ai fillimisht nuk e pranoi fajin, por më vonë pranoi përfshirjen e tij në rrethimin tre-ditore.

Gjykata e Lartë e Indisë e hodhi poshtë apelimin e tij ndaj vendimit.

XS
SM
MD
LG