Lidhje

Indi: Përpjekje për t’u dhënë fund protestave


Zyrtarët indianë kanë mbyllur rrugët dhe stacionet e metrove sot në qendër të Nju Dehlit, në një përpjekje për t’u dhënë fund protestave masive rreth ngjarjes së rëndë të shkaktuar ndaj një vajze 23 vjeçare javën e kaluar. Stundetja u rrah brutalisht dhe u përdhunua në grup nga të paktën 6 të dyshuar për ngjarjen.

Barrikadat e policisë u vendosën në rrugët që të çojnë në Portën e Indisë, një memorial i luftës në stilin e Harkut të Triumfit në qendër të kryeqytetit, i cili është kthyer në epiqendër të protestave.

Kryeministri i Indisë bëri sot thirrje për qetësi dhe u zotua se do të mbroj të drejtat e grave në një përpjekje për të ulur zemërimin e turmave për incidentin e ndodhur në New Dehli.
Protestat për sulmin brutal kanë përfshirë vendin prej disa ditësh. Shumë protestues kërkojnë dënimin me vdekje për të dyshuarit e kësaj ngjarjeje.
XS
SM
MD
LG