Lidhje

Dhjetra të vrarë në një aksident hekurudhor në Indi


Në Indi, një tren pasagjerësh doli nga shinat në zonën rurale Uttar Pradesh, duke shkaktuar rreth 142 të vrarë. Ekipet e shpëtimi nxorën nga shinat edhe trupat 220 të plagosurve, dhjetra prej tyre në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti.

Kryeministri Narendra Modi i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave përmed Twitter-it, ndërsa ministri i transporteve premtoi një hetim të plotë për incidentin.

Mendohet që në tren të kenë qenë më tepër se 2,000 pasagjerë, megjithëse shumë prej tyre udhëtonin pa vende të rezervuara, madje fare pa bileta, duke e bërë të pamundur vlerësimin e saktë të incidentit.

India është një prej vendeve me rrjetin më të madh të hekurudhave, por ku financohet shumë pak. Kjo është edhe arsyeja që atje shpesh ndodhin aksidente vdekjeprurëse. Sipas një raporti të vitit 2012, çdo vit në Indi vdesin rreth 15 mijë njerëz në aksidente vdekjeprurëse.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG