Lidhje

Indi: Të dyshuarit për përdhunimin në gjykatë


Pesë nga gjashtë të dyshuarit për rastin e përdhunimit në Indi mbërritën në një gjykatë në Nju Delhi sot.

Gjyqtari që po shqyrton rastin deklaroi se procedura do të jetë e mbyllur për publikun.

Autoritetet indiane kanë ngritur akuza kundër burrave për vrasje, përdhunim, rrëmbim dhe akuza të tjera për sulmin e 16 dhjetorit. Zyrtarët thane se do të kërkojnë dënimin me vdekje në se ata shpallen fajëtor.

Dy nga të akuzuarit, në përpjekje për të ulur dënimin, kërkuan të dëshmojnë për palën akuzuese.

Vajza e paidentifikuar vdiq më 29 dhjetor në një spital të Singaporit ku ishte çuar për trajtim. Përdhunimi dhe vdekja e saj kanë nxitur një zemërim të madh në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG