Lidhje

Indi: Përdhunohet një turiste daneze


Një turiste daneze tha se është përdhunuar, plaçkitur dhe rrahur nga një grup burrash në Nju Delhi, shembulli i fundit i dhunës seksuale kundër grave të huaja në kryeqytetin indian.

51 vjeçarja i tha policisë se burrat e çuan në një zonë të izoluar dhe e rrëmbyen duke e kërcënuar me thikë në kohën që ajo i pyeti për t’u orientuar në një zonë me popullsi të dendur të Nju Delhit.

Policia po merr në pyetje disa persona në lidhje me incidentin, por nuk ka bërë arrestime.

Rastet e përdhunimeve kanë qënë në qendër të vëmendjes në Indi që nga dhjetori i vitit 2012 kur një grua 23 vjeçare gjeti vjekjen pas përdhunimit nga një grup burrash në një autobuz.

Qysh atëherë, ka patur incidente të shumta për gra të huaja që janë sulmuar.

Në fillim të muajit, një grua polake u përdhunua nga një shofer taksie ndërsa udhëtonte me vajzën e saj dy vjeçare në Nju Delhi.
XS
SM
MD
LG