Lidhje

Indi, arrestime për sulmin ndaj turistes daneze


Policia indiane ka arrestuar dy të pastrehë, të dyshuar për përdhunimin, rrahjen dhe grabitjen e një turisteje 51 vjeçare në Nju Delhi.
Policia tha se ata u gjetën pranë zonës së krimit me disa nga sendet e gruas, përfshirë syzet dhe iPodin.
Gruaja që është kthyer në Danimarkë, i tha policisë se ata e çuan në një zonë të izoluar të kryeqytetit indian të martën dhe e rrëmbyen duke e kërcënuar me thikë, ndërsa ajo po i pyeste për të gjetur një adresë.
Kërkimet vazhdojnë për të dyshuar të tjerë.
Ky është incidenti i fundit që ka ngjallur kritika të ashpra ndaj numrit të lartë të rasteve të dhunës ndaj grave në Indi.
XS
SM
MD
LG