Lidhje

India vetëshpallet "fuqi e madhe bërthamore”


India tha sot se kishte zhvilluar me sukses një provë për hedhjen e një rakete të re që mund të transportojë mbushje bërthamore deri në Pekin, duke e cilësuar veten “fuqi të madhe bërthamore”.

Mediat indiane shfaqën pamje video të fluturimit të raketës me rreze të gjatë Agni-V, pas nisjes së saj nga një qendër provash në shtetin lindor Orissa.

Kryeministri Manmohan Singh uroi shkencëtarët e vendit për kontributin e dhënë që India të mbështetet tek vetja në fushën e mbrojtjes. Shefi i Organizatës indiane për Studim dhe Zhvillim në fushën e Mbrojtjes, Vijay Saraswat, i tha mediave indiane se vendi tani ka aftësi të raketave që përputhen me ato të fuqive të elitës ushtarake botërore.

Raketa Agni-V ka një rreze prej 5 mijë kilometrash dhe është përshkruar si një hap të madh "në aftësinë strategjike të Indisë" - duke qenë në gjendje të transportojë mbushje bërthamore deri në kryeqytetin kinez, si dhe Shanghai.

XS
SM
MD
LG