Lidhje

Trump fiton në Indiana; Cruz largohet nga gara


A boy walks on a giant waterlily leaf during an annual leaf-sitting event in Taipei, Taiwan.
A boy walks on a giant waterlily leaf during an annual leaf-sitting event in Taipei, Taiwan.

Miliarderi i pasurive të patundshme dhe politikani i ri Donald Trump është kandidati presidencial republikan i pritshëm pas fitores së thellë në zgjedhjet paraprake në Indiana. Trump mposhti me lehtësi rivalin kryesor Ted Cruz, i cili e ndërpreu menjëherë fushatën e tij duke e lënë Trumpin në një rrugë të sigurtë drejt kandidaturës së partisë.

Zgjedhjet në Indiana
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:05 0:00

Donald Trump e kishte konsideruar Indianën si betejën e fundit mes kandidatëve të partisë së tij dhe ashtu ndodhi. Ai i dha një goditje dërrmuese Ted Cruzit në Indiana, dhe tani qëndron si kandidati i pritshëm presidencial republikan pas një fushate ndonjëherë përçarëse dhe të hidhur në zgjedhjet paraprake republikane.

“Është e bukur ta shohësh dhe ta vëzhgosh dhe ne do ta bëjmë Amerikën përsëri një vend të madh,”- tha Trump.

Trump shpejt ndryshoi fokusin tek kundërshtarja e mundshme demokrate Hillary Clinton, dhe tek bashkimi i partisë republikane.

“Tani po nga thërrasin të gjithëve, po na thonë se duan të ecin me ne, me trenin e Trumpit e quajnë, dhe ne i duam në grupin tonë.”- tha ai.

Fitorja e Trumpit shënon fundin e fushatës së senatorit të Teksasit Ted Cruz dhe shpresat e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Cruz e njoftoi vendimin e tij para përkrahësve të tij të zhgënjyer në Indianapolis:

“Ne dhamë gjithçka, por votuesit zgjodhën një rrugë tjetër. Kështu me zemër të thyer, por me optimizëm të pafund për të ardhmen e vendit tonë po pezullojmë fushatën.”

Ndërsa e sulmoi gjatë gjithë fushatës duke e quajtur gënjeshtar, Trump u përpoq të ishte i ngrohtë ndaj Ted Cruz mbrëmë pas largimit të tij nga gara:

“Që ta kuptoni, Ted Cruz nuk e di në më pëlqen mua apo jo, por ai është një konkurrent shumë i forte, një njeri shumë i zgjuar dhe ai ka një të ardhme të ndritur. Dua ta përgëzoj Tedin, e di sa e vështirë është kjo garë”, - tha Trump.

Në garën demokrate, Bernie Sanders shënoi një fitore të ngushtë ndaj kryesueses Hillary Clinton:

“Miliona njerëz sot po fillojnë të ngrihen dhe të kërkojnë një qeveri që na përfaqëson të gjithëve ne, dhe jo vetëm një grusht miliarderësh”.

Por edhe me këtë fitore Sanders nuk e ndryshon shumë epërsinë që ka Clinton për të marr kandidaturën e partisë demokrate.

Fitorja e Sanders në Indiana ishte e ngushtë por përsëri ishte fitore dhe senatori është optimist se do të arrij të fitojë në disa nga zgjedhjet paraprake që pasojnë si në Kentucy apo Kalifornia që ka shumë delegatë. Megjithëse e pranon se matematikisht është e vështirë pasi duhet të fitojë 95 përqind të garave që kanë mbetur, Sanders shpreson se do të arrij të shënoj fitoren më të çuditshme në historinë amerikane. Por shifrat deri tani janë kokëforte për Sanders që të arrij të ndryshojë kryesimin e ndjeshëm të zonjës Clinton në betejën për kandidaturën e partisë demokrate.

Anketat tregojnë se zonja Clinton do të jetë favorite në zgjedhjet e përgjithshme në se ka përballë Donald Trumpin. Një anketë e re para fitores mbrëmë të Trumpit tregon se Clinton kryeson 54% me 41%, një kryesim prej 13-pikësh ndaj biznesmenit të Nju Jorkut.

Clinton është më e besueshme sesa Trump në shumë çështje që votuesit i radhisin si shumë të rëndësishme me një përjashtim të madh. 50% e votuesve thonë se Trump do të bënte një punë më të mirë për ekonominë amerikane krahasuar me 45% që mbështesin Clinton për ekonominë.

Por natyra e paparashikueshme e Trumpit mund ta bëjë këtë një garë të ngushtë.

Trump dhe Clinton pritet të përqëndrohen më shumë tek njëri tjetri gjatë javëve në vazhdim duke na dhënë një shije të asaj që do të presim në fushatën elektrorale të përgjithshme.

XS
SM
MD
LG