Lidhje

Indonezi: 300 të vdekur nga katastrofat natyrore


Indonezi: 300 të vdekur nga katastrofat natyrore
Indonezi: 300 të vdekur nga katastrofat natyrore

Autoritetet në Indonezi thonë se numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami që pasoi ka arritur në 300, ndërkohë që nga një vullkan në ishullin e Xhavës janë shkaktuar edhe 30 viktima të tjera.

Sot mbërritën për herë të parë ndihmat në zonën e thellë Mentavai në rajonin e Sumatrës, ku fshatra të tëra u rrafshuan të hënën nga cunami me një dallgë tre metra të lartë që pasoi një tërmet të fuqishëm. Zyrtarët thonë se 412 persona figurojnë si të humbur.

Ndërkohë në qendër të ishullit të Xhavës, 29 vetë humbën jetën nga shpërthimi i një prej vullkanëve më aktivë të Indonezisë, atij të malit Merapi. Rreth 30 mijë banorë u evakuan përpara shpërthimit të vullkanit, por shumë prej shtëpive të tyre janë shkatërruar. Autoritetet presin vazhdimin e aktivitetit të vullkanit.

XS
SM
MD
LG