Lidhje

Avioni indonezian, gjendet kutia e zezë


Autoritetet në Indonezi njoftojnë se kanë gjetur kutinë e regjistrimit të të dhënave teknike të avionit të rrëzuar AirAsia 8501.

Disa orë më vonë polumbarët gjetën edhe vendndodhjen e paajisjes tjetër që regjistron bisedat në kabinën e pilotëve, por nuk e nxorrën dot pasi ishte bllokuar nga rënojat e tjera të aeroplanit.

Nxjerrja e kutisë së regjistrimit do të jetë kritike në zbulimin e shkakut të aksidentit të 28 dhjetorit në të cilin humbën jetën të 162 personat në bord.

Avioni Airbus 320 u zhduk nga radarët mbi Detin e Xhavës veriore në gjysmën e fluturimit dy orësh nga Surabaja në Singapor.

XS
SM
MD
LG