Lidhje

Tërmet vdekjeprurës në Indonezi


Autoritetet indoneziane thanë se të paktën 97 veta kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga pasojat e një tërmeti që goditi të mërkurën në mëngjes.

Tërmeti rrënoi shumë ndërtesa, përfshirë shtëpi e xhami. Ekipet e shpëtimit, disa edhe me mjete të rënda janë vënë në kërkim të njerëzve që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me fuqi prej 6.5 shkallësh goditi në afërsi të qytetit Reuleut. Autoritetet indoneziane thanë se tërmeti nuk ka prodhuar cunami.

Indonezia ndodhet në një zonë të ndjeshme ndaj tërmeteve. Në vitin 2004 tërmeti në ishullin Sumatra shkaktoi një cunami, që la pas vetes 230 mijë të vrarë në Indonezi dhe vende të tjera.

XS
SM
MD
LG