Lidhje

Indonezi, fillon nxjerrja e trupave nga bordi i aeoroplanit të rrëzuar rus


Ekipet e shpëtimit në Indonezi kanë filluar nxjerrjen trupave të udhëtarëve të cilët ishin në bordin e aeoroplanit rus që u rrëzua të mërkuren pranë një vullkani. Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paqarta.

Familjarët e viktimave u mblodhën në një spital të Xhakartës të shtunën ndërkohë që trupat e viktimave arritën aty.

Hetuesit besojnë se nuk ka asnjë të mbijetuar pasi aeroplani i prodhimit rus që në bord kishte të paktën 45 udhëtarë u përplas pranë një shkëmbi vertikal pranë malit Salak.

Zyrtarët thonë se piloti i aeroplanit të rrëzuar Sukhoi 100 ishte nisur nga Xhakarta në një turne promovues në të cilin merrnin pjesë edhe blerës të ardhshëm të avionit.

Ekipet e shpëtimit që janë të pranishme në vendin ku u rrëzua avioni nuk kanë gjetur kutitë e zeza të cilat mund të hedhin dritë mbi shkakun e aksidentit.

XS
SM
MD
LG