Lidhje

Indonezi: Vendet e Azisë Juglindore diskutojnë për çështjen e katastrofave natyrore


Indonezi: Vendet e Azisë Juglindore diskutojnë për çështjen e katastrofave natyrore

Indonezi: Vendet e Azisë Juglindore diskutojnë për çështjen e katastrofave natyrore

Ministri i Jashtëm i Japonisë ka thënë sot se ai shpreson se kriza bërthamore në vendin e tij do të zgjidhet shpejt dhe falenderoi kolegët e vendeve të Azisë të mbledhur në takimin e ASEAN-it për mbështetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Japonisë pas tërmetit shkatërrimtar prej 9 ballësh dhe cunamit të fuqishëm që shkaktoi vdekjen e rreth 25 mijë personave.

Ministri i jashtëm japonez Takeaki Masumoto foli gjatë takimit të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore që po mbahet në Xhakarta të Indonezisë ku anëtarët e kësaj organizate po diskutojnë për gjetjen e mënyrave më të mira të bashkëpunimit në rastet e fatkeqësive natyrore. Gjatë këtij takimi, ministri Masumoto i kërkoi ndjesë vendeve të cilat janë prekur nga kriza bërthamore.

“Po përballemi me një problem bërthamor të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe ne shpresojmë ta zgjidhim atë brenda këtij viti. U kërkojmë ndjesë të gjitha vendeve që janë prekur nga kjo fatkeqësi bërthamore.”

Por ai përshëndeti angazhimin dhe përkushtimin e popullit të tij përballë humbjeve dhe vështirësive, duke thënë se ai ndjehet krenar për mënyrën se si kanë reaguar japonezët ndaj katastrofës. Punonjësit e uzinës bërthamore Daichi në Fukushima, kanë punuar pa pushim në përpjekje për të ndalur rrjedhjen e radioktivitetit duke rivendosur në funksion sistemet e ftohjes, por ende ka shumë punë për t’u bërë. Sot ata vazhduan hedhjen e nitrogjenit brenda në reaktor, për të pakësuar rrëzikun e një shpërthimi të hidrogjenit. Delegatët në takimin e sotëm të 10 vendeve të ASEAN-it dhe Japonisë pritet të diskutojnë mbi masat që duhen marrë në rastin e fatkeqësive, ndihmave dhe përpjekjeve për rimëkëmbje. Ata do të përqëndrohen në menaxhimin e situatës para se të ndodhin fatkeqësitë, përfshirë parandalimin, kontrollin dhe pakësimin e rrezikut.

Takimi po bashkë-kryesohet nga ministri i jashtëm i Indonezisë Party Natalegawa dhe kolegut të të tij japonez, Takeaki Matsumoto.

Presidenti indonezian Susilo Bambang Judojono sot do të mbaj një fjalim në këtë takim gjysmë ditor.

XS
SM
MD
LG