Lidhje

14 të vdekur nga vullkani në Indonezi


Të paktën 14 vetë gjetën vdekjen dje pas shpërthimit të fuqishëm të një vullkani aktiv në ishullin indonezian të Sumatrës, vetëm një ditë pasi mijëra banorë të një fshati pranë vullkanit u lejuan të kthehen në banesa.

Autoritetet thonë se të vdekurit në Malin Sinabung përfshijnë një mësues dhe katër nxënës. Zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se numri i vdekurve mund të rritet, pasi të largohen retë dhe tymnaja e shkaktuar nga vullkani dhe ekipet të fillojnë të kontrollojnë zonën.

Mali Sinabung ka pasur aktivitetet vullkanik gjatë katër muajve të fundit, kur ka hedhur llavë dhe ka çliruar gaze në pjesën jugore të malit. Që nga shtatori, autoritetet kanë evakuuar mbi 300 mijë vetë, duke i strehuar në tenda dhe në shkollat e zonës.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Indonezi, Antara, tha se zyrtarët e emergjencave morën vendimin të premten që mijëra banorë që jetonin deri në 5 kolimetra nga krateri, mund të ktheheshin në banesat dhe fermat e tyre, pasi nuk kishte pasur aktivitet tepër shqetësues nga vullkani.
XS
SM
MD
LG