Lidhje

Industria bërthamore në SHBA

  • Bernard Shusman

Lajmi më i mirë është ndërtimi i centraleve të reja: dy në Karolinën e Jugut dhe dy në Xhorxhia. Instituti i Energjisë Bërthamore thotë se janë paraqitur edhe 12 aplikime për ndërtimin e centraleve bërthamore.

Steve Byrne, i Kompanisë Elektrike dhe të Gazit të Karolinës së Jugut, thotë se për kompaninë e tij energjia bërthamore ishte një opcion pozitiv.

“Qymyrguri nuk ishte një alternativë e favorshme. Çmimi i gazit natyror është relativisht i lartë, prandaj enerjgia bërtjhamore kishte më shumë kuptim për ne. Ne ishim një kompani që operonim një qendër bërthamore dhe kishim hapçësirë të madhe prë të shtuar kapacitet të ri bërthamor, prandaj edhe vensosëm të shfrytëzonim energjinë bërthamore”.

Karolina e Jugut ka aktualisht 7 reaktorë në funksionim. Xhorxhia ka 6 reaktorë, plus dy reaktorë të rinj, që po ndërtohen. Stephen Kuzinski është drejtor ekzekutiv i Kompanisë Bërthanore Jugore të Xhorxhias.

“Ne i shikojmë këto centrale si asete 60 vjeçare. Centralet bërthamore kushtojnë shumë për t’u ndërtuar, por operojnë me kosto shumë të ulët. Dhe nëse shikon një periudhë 40 deri 60 vjeçare, kjo është një alternativë shumë ekonomike".

Disa centrale bërthamore janë mbyllur sepse nuk janë konkurues me burime të tjera energjia, kryesisht me gazin natyror më pak të kushtueshëm. Instituti i Enegjisë Bërthamore mbështet një shumëllojshmëri burimesh energjie për vendin, por drejtori i këtij instituti, Marv Fertel paralajmëron se kjo nuk po ndodh.

"Ne të gjithë po përgorim energjin e gazit sepse është i lirë dhe një energji e mirë. Ne po mbështetemi plotësisht tek kjo energji dhe për shkak të politikave të ndryshme, ne po përqëndrohemi tek burimet e ripërtëritshme. Si rezultat ne po nxjerrim jashtë përdorimit qymyrgurin për shkak të kërkesave për mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë bërthamore për arsye që nuk bëjnë kuptim. Dhe kjo nuk është e mirë për Shtetet e Bashkuara. Kur i gjithë sistemi të bllokohet, ne do të paguajmë një çmim në siguri dhe në përballimin e këtij burimi".

Por opozita ndaj energjisë bërthamore është shumë e fuqishme. Disa studime tregojnë se më shumë se gjysma e amerikanëve janë kundër ndërtimit të më shumë centraleve bërthamorë kryesisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Phillip Museguus i grupit anti-nuklear Riverkeeper, thotë se për sa i përket kostos dhe aspektit ekonomik, energjia bërthamore nuk ka kuptim.

"Ka mënyra më të mira për të prodhuar energji; ka mënyra më të sigurta dhe më të pastra. Çmimi i gazit natyror për ekonominë amerikane po bën që të mbyllen shumë centrale bërthamore. 4 cendra bërthamore janë mbyllur gjatë 18 muajve të fundit dhe për reaktorët ekzistues, aspekti ekonomik nuk është pozitiv”.

Rreth 40 vjet të shkuara grupe anti-nukleare si like Riverkeeper, filluan protestat në gjithë botën, por katastrofa bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011 u dha atyre më shumë municion.
Përfaqësuesit e kësaj industrie hedhin poshtë pretendimet se energjia bërthamore nuk është e sigurtë, madje është synim i terrorizmit.

“Ne kemi shpenzuar shuma jashtëzakonisht të mëdha për sigurinë që prej sulmeve terorriste të 11 shtatorit 2001. Nëse flet me Byronë Federale të Hetimeve ose dikë tjetër në fushën e sigurisë, do të mësosh se centralet bërthamore janë objektivat më tërheqëse në Amerikë. Problemi ynë tani për tani është se shtimi i masave të sigurisë në disa zona nuk ka kuptim dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të shqyrtojmë efektshmërinë e masave që tashmë janë miratuar".

Lidhur me hedhjen e mbeturinave bërthamore, kjo vazhdon të jetë një çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kongresi deri tani nuk ka qenë në gjendje të bjerë dakord mbi një zgjidhje.
XS
SM
MD
LG