Lidhje

Bie inflacioni në Shqipëri nga niveli i muajit të mëparshëm


Bie inflacioni në Shqipëri nga niveli i muajit të mëparshëm
Bie inflacioni në Shqipëri nga niveli i muajit të mëparshëm

Në Shqipëri inflacioni në mars ishte në kuotat e 3.9 përqind duke shënuar kështu një ulje në krahasim me muajin shkurt kur ai regjistroi një kërcim të madh duke u fiksuar në kuotat e 4.4 përqind

Megjithatë krahasuar me një vit më parë inflacioni është rritur me 2.3 përqind. Sipas te dhënave të Institutit të statistikave u regjistrua ulje në grupin "Veshje dhe këpucë" me 0.5 përqind, ndërsa rritje pati në grupin e mallrave "Pije alkoolike dhe Duhan" si dhe në grupin e dytë të Transportit ku ka vazhduar shtrenjtimi i cmimeve të karburanteve: naftës me 1.4 përqind dhe benzinës me 3.2 përqind.

Po ashtu edhe grupi "Qera, lënde djegëse dhe ujë" pësoi një rritje të lehtë e ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi me 25 përqind i cmimit të ujit.

Me kuotën prej 3.9 për qind, inflacioni kthehet brenda kufirit 2-4 përqind të përcaktuar si objektiv nga Banka e Shqipërisë. Ky institucion edhe më parë kish deklaruar se prirjet inflacioniste parashikohet të jene në rënie, vecanërisht gjatë pjesës së dytë të vitit.

XS
SM
MD
LG