Lidhje

Indi: Dënim me varje për përdhunuesit e vajzës


Një gjykatë në Indi dënoi me varje katër burrat e shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje në një autobuz në Nju Delhi vitin e kaluar,. Që çoi në vdekjen e saj.

Në vendimin e sotëm thuhet se krimi hyn në kategorinë e rasteve të rralla që meritojnë dënim me vdekje.

Një nga katër burrat shpërtheu në lotë ndërsa u lexua vendimi.

I jati i viktimës tha se ishte i lehtësuar që u vendos drejtësia për të bijën.

Viktima 23 vjeçare u përdhunua dhe u sulmuan me shufër hekuri në dhjetor. Shoqëruesi i saj u rrah gjithashtu para se të dy të hidheshin nga autobuzi. Gruaja vdiq nga plagët e marra dy javë pas sulmit në një spital të Singaporit, ku u dërgua për trajtim.

Sulmi nxiti protesta në mbarë Indinë rreth trajtimit të grave në këtë vend dhe çoi në forcimin e ligjeve kundër sulmeve seksuale.
XS
SM
MD
LG