Lidhje

Inspektorët për armët kimike në Siri


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara thonë se ka “prova të qarta dhe bindëse” për përdorimin e armëve kimike në një shkallë relativisht të gjerë në sulmin e muajit të kaluar në Siri, që shkaktoi vdekjen e qindra personave.

Në një raport të lëshuar sot, inspektorët njoftojnë se mostrat e grumbulluara: mjedisore, kimike dhe mjekësore, tregojnë “pa mëdyshje dhe objektivisht” se në zonën Ghouta të Damaskut më 21 gusht ishin përdorur “raketa tokë-tokë me agjentin nervor sarin.”

Raporti citoi të mbijetuarit, të cilët raportuan një “sulm ushtarak me bombë” të pasuar nga shfaqjen e simptomave të ndryshme, duke përfshirë “shikim të paqartë, të përziera, të vjella dhe pastaj humbje të ndërgjegjes.”

Trego komentet

XS
SM
MD
LG